Publikohet traileri i parë zyrtar për filmin biografik të Amy Winehouse
StudioCanal dhe Monumental Pictures kanë publikuar trailerin e parë zyrtar për “Back To Black”, filmin biografik të Amy Winehouse.
Klipi ofron pamje të shkurtra të suksesit dhe vështirësive të Winehouse (Marisa Abela) ndërsa ajo ngrihet nga një këngëtare e panjohur në ikonë muzikore.
Traileri mbulon gjithashtu jetën personale të saj, duke përfshirë romancënme Blake Fielder-Civil (të luajtur nga aktori i Skins Jack O’Connell) dhe marrëdhënien e ngushtë me nënën e saj Janis Winehouse (portretizuar nga Lesley Manville e The Crown). Kasti përfshin gjithashtu Eddie Marsan, Bronson Webb, Ansu Kabia dhe Harley Bird.
Sipas një njoftimi për shtyp, Back to Black u bë me mbështetjen e plotë të The Amy Winehouse Estate, plus Universal Music Group dhe Sony Music Publishing.
Taylor-Johnson ka drejtuar më parë filmin biografik të John Lennon, si dhe filmin e parë në ekskluzivitetin Fifty Shades of Grey. Matt Greenhalgh shkroi skenarin për filmin “Back To Black”.
“Ne jemi të emocionuar që StudioCanal, Focus Features dhe Monumental po bëjnë këtë film, duke festuar trashëgiminë e jashtëzakonshme muzikore të vajzës sonë Amy dhe duke shfaqur talentin e saj në mënyrën që ajo e meriton“, thanë prindërit e Amy Wyvehouse në fund të vitit të kaluar.
“Back To Black” do të shfaqet në kinematë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë më 12 prill 2024.