[ad_1]
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin këtë fundjavë.
Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Këtë fundjavë, do të lejohet të lëvizin prindërit dhe fëmijët deri 14 vjeç nga ora 11:00 deri në orën 17:30.
Të gjithë të tjerët do të qëndrojnë në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
Ditën e shtunë, 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30, ndërsa të dielën do të jetë gjithçka e mbyllur.
Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.
Në mesazhin e tij, Rama tha se nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej.
[ad_2]