Beat FM Albania

Rama prezanton rregullat e reja: 90 minuta për pazar

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Masa të reja me pikatore i cilësoi Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi rregullat e reja në kohën e emergjencës së koronavirusit, por pa dhënë një kohë për hyrjen e tyre në fuqi.

“Po përgatisim disa masa lehtësuese me pikatore, por për funksionimin e tyre, duhet të forcojmë masat shtrënguese, ku kushdo që thyen rregullin në kushtet kur lehtësohen masat do të ndëshkohet”, tha kreu i qeverisë.

Rama komunikoi lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e automjeteve të lejuara.

Po ashtu detajoi se marrja në automjete e personave nga familja apo personave të tjerë sjell ndëshkimin me disa vite, heqjen e lejes së drejtimit, marrjen e automjetit dhe heqje lirie.

“Marrja në makinë e çdo pensionisti përveç rasteve të urgjencës, do të ndëshkohet me disa vite heqjen e lejës së drejtimit dhe me heqje lirie. Hapim pak orarin e lëvizjes për pazar në 90 minuta dhe kryerja me automjet privat e pazarit do jetë e mundur me sanksione të forta të heqjes së lejes së drejtimit për disa vite, heqjen e makinës po aq vite dhe heqje lirie”, deklaroi Rama.

Për lokalet, tha se janë vënë gjoba, janë mbyllur aktivitete, por vijon historia.

Ndaj paralajmëroi se “hapja e aktivitetit të ndaluar dënohet me heqje lirie, heqje patente, bllokimin e mjetit dhe konfiskimin e gjithçkaje ka brenda lokali”.

Për fashën orare tha se po diskutohet, ndërsa nënvizoi se nuk është fasha orare problemi.

Megjithatë nënvizoi se hyrja e tyre në zbatim, nuk do të nisë pa u siguruar në terren se si do të veprohet. /a.y/noa.al

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED