[ad_1]
Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez po përballet me disa probleme dhe shkak është bërë filmi ku luajti si aktore kryesore “Hustlers”.
Sipas dokumentave gjyqësorë të cilat janë mundur të sigurohen nga “The Blast” , kompania 50-vjeçare “Nuyorican Productions”, “STX Enterteinment” “Gloria Sanchez Productions” dhe “Pole Sisyers LLC” janë paditur me një shumë të konsideruaeshme parash prej 40 milionë dollarë nga gruaja që frymëzoi rolin e personazhit kryesor “Ramona”.
Gruaja ne fjalë është striptiste e quajtur Samanta Barbash, e cila deklaroi se kompania e produksionit e përdori historinë e saj pa leje. Ajo ka vijuar duke thënë se karakteri i saj ne “Hustlers” është prezantuar si një ikonë e keqe ku përdorte dhe prodhonte substanca ilegale në të njëjtin ambjent ku rriste dhe fëmijën e saj.
Barbash thekson se këto janë të pavërteta dhe ofenduese.
Kompania e Jennifer Lopez duket se është ne probleme të mëdha ku përveç shumës së paditjes të gjithë producentët duhet t’i dorëzojnë Samanta-s të gjitha kopjet e filmit.
Kujtojmë se Jennifer u nominua për çmimin “Aktorja Mbështetëse” në Golden Globes.
[ad_2]