Princi Harry feston sot ditëlindjen. Me rastin e 35-vjetorit të tij, Meghan ka ndarë në Instagram një urim për bashkëshortin e saj, të cilin e ka cilësuar si bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë.
Përveç urimit special, Meghan ka ndarë edhe një kolazh me foto, ku përfshihen shkrepje nga periudha të ndryshme të jetës së princit, deri te momentet e tij si baba.
Fotoja familjare që Meghan ka zgjedhur është një foto që është shkrepur gjatë pagëzimit të Archie-t, por që nuk ishte publikuar më parë.
“Shërbimi yt për kauzat që të interesojnë aq shumë më frymëzon çdo ditë. Je bashkëshorti më i mirë dhe një baba i mrekullueshëm për djalin tonë. Të duam! Gëzuar ditëlindjen”, -ka shkruar Meghan përkrah kolazhit me foto.
Sa më shumë foto të Archie-t publikohen ne bindemi gjithnjë e më shumë që ai është një kopje e të atit.