Reperi i njohur shqiptar Gold AG i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon dy duar të bashkuara që formojnë shqiponjën dhe në sy bien unazat. Kurorëzimin ai e ka bërë pak ditë më parë, më 5 mars por ditën e sotme ka vendosur ta bëjë publik.
Reperi është kujdesur që jetën e tij ta mbajë gjithmonë larg mediave dhe për partneren e tij nuk dihen shumë detaje.
Dihet vetëm se ajo është shqiptare dhe prej shumë vitesh jeton në Zvicër. Ata kanë më shumë se katër vite bashkë dhe më në fund gjërat i kanë bërë zyrtare.
The post Reperi Gold AG i jep fund beqarisë appeared first on 98.5 FM.