[ad_1]
Reperi serb, Aleksandar Milosavljeviç i njohur me emrin e artit Aki Aki ka marrë vëmendjen e të gjithëve me videoklipin e tij të ri “Cani Sciolti”. Në videoklip reperi shfaq flamurin shqiptar dhe atë serb dhe i portretizon dy kombet si familje.
“Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë”, këndon Aki Aki.
Reperi është me origjinë serbe, por prej vitesh jeton në Cadenazzo të Italisë.
Kënga e tij “Cani Sciolti” tanimë ka marrë mijëra shikime në Youtube e ka ngjallur komente të shumta pikërisht prej faktit se reperi i konsideron shqiptarët miq.
[ad_2]