[ad_1]
Aktori i njohur Richard Gere, bëhet baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare.
Bashkëshortja e tij Alejandra Silva, me të cilën u martua në vitin 2018 solli në jetë djalin e tyre të dytë, pak kohë pas të parit Alexander, i cili lindi në shkurt të vitit 2019.
Familja e tyre zgjerohet kështu me katër fëmijë, pasi Gere është baba edhe i Homer 19 vjeç nga martesa e mëparshme, ndërsa Silva ka edhe një djalë 7-vjeçar me emrin Albert.
Çifti me fëmijët po e kalojnë karantinën në një fermë në periferi të New York.
Por në dallim nga shtatzënia e parë, e njoftuar me një fotografi ku Dalai Lama përkëdhelte barkun e Silva, e dyta nuk u konfirmua asnjëherë direkt nga çifti.
Pasi u bë baba për herë të dytë vitin e kaluar, Gere deklaroi se nuk ishte aspak i shqetësuar që u bë prind në një moshë të madhe dhe se dëshiron që të jetë i pranishëm në rritjen e fëmijëve.
[ad_2]