[ad_1]

Pas një mungese të gjatë në skenë por edhe në rrjetet sociale, kantautori Flori Mumajesi është rikthyer me një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e tij.

Me anë të një videoje në Instagram, ai thotë se u bë kohë pa postuar dhe ndoshta e ka humbur instinktin e postimeve.

“Kam humbur çdo gjë ndoshta, por nuk kam humbur diçka që është shumë e rëndësishme mirënjohjen dhe të jem falenderues gjithmonë ndaj jush, ndaj kujtdo që më ka dërguar mesazhe dhe urime ”, ka thënë ai në videon të cilën e gjeni më poshtë.

Flori ka paralajmëruar që nuk është kthyer fizikisht por do të sjell edhe këngë të reja.

Këngëtari thotë se motivimin për t’u rikthyer e ka gjetur tek personat të cilët e kanë motivuar dhe e kanë përkrahur.

[ad_2]

Leave a Reply