[ad_1]

Nicole Scherzinger fitoi famë si liderja e grupi të vajzave Pussycat Dolls duke shitur 15 milionë albume dhe 40 milionë këngë në të gjithë botën.
Ka mbi një dekadë qe Pussycat Dolls është ndarë. Por mesa duket kemi lajme të reja per një nga grupet më të famshme në botë.Raportohet se Nicole ka nënshkruar një marrëveshje për tu rikthyer tek grupi.Daily Mail shkruan se 41-vjeçarja nënshkroi marrëveshjen miliona dollarëshe për t’u bashkuar me vajzat në një turne të madh në të gjithë botën.Gjithashtu raportohet se ato kanë biseduar për të sjellë këngë të reja.Pussycat Dolls përbëhet nga Nicole, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Wyatt.

Grupi u formua në vitin 2003 por u nda në 2009 mes spekulimeve mbi mosmarrëveshje mes vajzave për ‘sundimin’ e Scherzinger në grup.

Por duket se vajzat i kanë lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe raportohet se do të rikthehen fuqishëm.

[ad_2]

Leave a Reply