Beat FM Albania

Rikthimi në auditorë, Fuga: Besa Shahini mos na vrit!

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Akademiku Artan Fuga reagon pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila njoftoi ditën e sotme kthimin në auditorë për studentët që presin të diplomohen që nga muaji maj.

“Besa Shahini mos na vrit!”, titullohet një shkrim i Fugës, në të cilin thuhet se sot ministria e Arsimit, Besa Shahini, ka shpallur kthimin me forcë të mijëra studentëve dhe pedagogëve në auditore pa asnjë kusht minimal sigurie sanitare kundër virusit në fillim të qershorit.

Sipas tij, vetëm një pedagog me virus, pa simptoma, i pa testuar si negativ, do të mjaftonte për të sëmurur qindra studentë dhe pastaj mijëra prindër.

“Unë u bëj thirrje studentëve, pedagogëve, nëpunësve, prindërve, ta kundërshtojnë këtë vendim bombë baktereologjike me sahat që kështu pa argument, pa masa, duke e hedhur përgjegjësinë te të tjerët mund të na shkaktojë dëme si komb që mund të barazohen pastaj vetëm me politika genocidiste”, shkruan Fuga.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED