Beat FM Albania

Rita Ora dhe disa këshilla për një shëndet të mirë mendor

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Data 10 tetor, e cila njihet botërisht si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mental, është shënuar me aktivitete dhe mënyra të ndryshme në mbarë globin. Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk harroi t’ua kujtojë fansave të saj këtë ditë.  

Në një Story në Instagram, Rita shkroi “Urime Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor”. “Shëndeti juaj mendor është më i rëndësishëm sesa testi, intervista, takimi i drekës, takimet, darka familjare dhe vrapi pas ushqimeve. Bëni kujdes për veten tuaj”, shkruhej në një mesazh që Ora ndau me fansat e saj. Ndërkohë, këngëtarja ka treguar në disa intervista se ka pasur momente gjatë karrierës kur nuk ka patur motivimin e duhur por pranë i është gjendur mamaja e saj, Vera, e cila është edhe një profesioniste në këtë fushë pasi është psikiatre me profesion.

The post Rita Ora dhe disa këshilla për një shëndet të mirë mendor appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED