[ad_1]

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ballë që ka tronditur vendin ka sjellë reagime të shumta edhe nga shumë personazhe të famshëm.

Një ndë to ka qenë edhe Dua Lipa ka shkruar pak fjalë për të treguar mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtarja shkruan: “E shkatërruar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Zemra dhe lutjet e mia janë me njerëzit e Shqipërisë. Ju dërgoj gjithë dashurinë time nē këto kohë të vështira”.

Ndërkohë që edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila dje ka patur edhe ditëlindjen, bëri një lutje për vendin e saj të origjinës dhe pak më parë ka shprehur edhe dëshirën e ditëlindjes.

Ajo tregon se është e tmerruar nga situata në Shqipëri dhe u lutet të gjithëve të ndihmojnë.

“Lajm i tmerrshëm dhe ditë shkatërruese për Shqipërinë. 16 kanë vdekur deri tani dhe mbi 600 janë lënduar. Kam familje dhe miq në Shqipëri prandaj për ditëlindjen time, ju bëj thirrje të gjithëve që të dhuroni në këtë thirrje krize. Lutjet e mia janë me ty Shqipëri’ – shkruan Rita Ora.

The post Rita Ora dhe Dua Lipa mesazhe ngushëlluese Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply