[ad_1]

Pas thirrjes për të rindertuar një shtepi të dëmtuar rëndë nga tërmeti apo duke dhuruar ndihma për familjet në nevojë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vendosi të rindërtonte nga e para shtëpinë e familjes Sala në fshatin Pinar.
Ditën e sotme gjashtë anëtarët e kësaj familjeje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, çelësat e së cilës ua dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kushërira e Rita Orës, Amantia.
“Vetëm ideja që Rita ka njëqind koncerte e gjëra, por i vajti mendja dhe tha: Nuk i bëj dot të gjitha, por një shtëpi do ta bëj, një njeri do ta ndihmojmë”, tha Veliaj, duke kujtuar bisedën që pati me këngëtaren shqiptare ditët e para pas tërmetit.
Familja Sala falenderuan kryebashkiakun dhe këngëtaren Rita Ora për shtëpinë e re. E emocionuar, Edlira Sala tha se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se koha ka treguar që sa herë shqiptarët lënë pas sherret dhe bëhen bashkë, mund të bëjnë punë të mira.

[ad_2]

Leave a Reply