Këngëtarja Rita Ora, kishte nisur një lidhje dashurie me Rafferty Law, djalin e yllit të njohur hollywoodian, Jude Law me aktoren Sadie Frost, para tre muajsh kur dyshja po xhironte filmin e tyre të ri “Twist”. Por, tani po spekulohet se çifti i ka dhënë fund romancës së tyre të hershme, pasi javëve të fundit nuk janë parë duke kaluar kohë së bashku.
Një burim i afërt i këngëtares 29-vjeçare citohet të ketë thënë për të përditshmen, “The Sun” se Rita dhe Rafferty kanë nisur të largohen nga njëri-tjetri pasi Rita është e detyruar që së fundi të kalojë më shumë kohë në Los Angeles, ku po rikuperohet nga operacioni i heqjes së bajameve, ndërsa Rafferty vazhdon të jetojë dhe punojë në Londër.
The post Rita Ora ndahet nga i dashuri pas 3 muajsh appeared first on 98.5 FM.