[ad_1]

Rita Ora rrëfen pse e mbajti sekret martesën



Rita Ora vendosi të martohej me partnerin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi larg syrit të kamerave në ceremoni sekrete.

Këngëtarja zbuloi se ishte martuar me regjisorin Taika Waititi një vit më vonë duke ndarë dhe shumë pak foto.

“U ndjeva shumë mirë që kisha diçka që e mbajta sekret për pak kohë”, tha 33-vjeçarja në një rrëfim të gjatë për revistën e famshme “OK!” ku dha detaje për jetën e saj private.

Ndër të tjera, Rita rrëfen se është njerkë e dy vajzave, 11 dhe 7 vjeç, që bashkëshorti i saj ka nga martesa e kaluar.

Ndërsa, e pyetur nëse dëshiron të sjellë në jetë fëmijët e saj, Rita ia lë në dorë fatit dhe universit, duke u u shprehur “le të ndodhë kur të ndodhë”.







[ad_2]

Leave a Reply