[ad_1]

Rozana Radi ka shkruar një postim të gjatë dedikuar gjithë këngëtareve shqiptare që përpiqen të këndojnë në dialektin gegë dhe sapo u tha gjithë ato që edhe ne i kemi menduar me vete kur i kemi dëgjuar atë këngë.

“Nuk e kuptoj këtë mani të teksteve që po dëgjoj. Një këngëtare e lindur në Shqipëri këndon duke e shqiptuar pa sukses aksentin e bukur të gegnishtes. Kur ka folur gjithë jetën gjuhën letrare pse këndon në gegnisht?! Nuk e kuptoni që nuk artikuloni atë të këndoni! Bëjeni këngën me titra poshtë se vërtet nuk kuptoheni. Si mund t`ia bëni një gjë të tillë këngës tuaj (supozohet që aty është gjithë bota juaj) ndërkohë që ju jeni dikush tjetër. Po jua them edhe unë në dialekt: Uh sa pa lidhje”, shkruan Rozi që është këngëtare dhe njëherësh tekstshkruese.

[ad_2]

Leave a Reply