[ad_1]
Robyn Crawford ka qenë shoqja më e ngushtë e Whitney Houston. Ishte personi më i besueshëm i saj dhe mbrojtësja më e madhe, njëherësh duke kryer edhe punën e asistentes. POr ajo jo paska qenë edhe partnerja romantike e këngëtares. Diçka për të cilën nuk ka folur kurrë më parë.
Në librin e kujtimeve “A Song For You: My Life with Whitney Houston”, 58-vjeçarja ka vendosur ta ndajë tregimin e saj me divën e muzikës pop – historinë e tyre të dashurisë.
Ato ishin takuar kur Robin ishte 19 vjeçare, kurse Whitney akoma pa i mbushur 17 vjet, ndërsa Crawford i kishte thënë: “Do të kujdesem për ty”, dhe pikërisht këtë e kishte bërë për dy dekada teksa këngëtarja u bë yll botëror.
“Deshëm të ishim bashkë dhe kjo do të thotë vetëm ne të dyja”, ka rrëfyer Crawford, mirëpo Houston e kishte ndërprerë pjesën fizike të raportit të tyre pas marrëveshjes artistike me Clive Davis.
“Whitney më tha se nëna e saj i kishte thënë se nuk ishte e natyrshme që dy femra të ishin aq të afërta”.
“Kurrë nuk flisnim për etiketime, si lesbike apo homoseksuale. Thjesht bënim jetën tonë dhe shpresonim të vazhdonte ashtu përgjithmonë”, ka treguar Robyn.
Whitney Houston ndërroi jetë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare, pas problemeve të vazhdueshme me vartësinë nga droga dhe alkooli.
[ad_2]