[ad_1]
Deputetja Rudina Hajdari ka tronditur Kuvendin sot me një deklaratë shumë personale dhe të hapur kur deklaroi se edhe vetë kishte qënë viktimë dhe nën a esaj, gjyqtare e njohur, me shumë mundësi dhe ajo, kishte qenë viktimë e dhunës.
Qëllimi duket se qe për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj mbrojtjes së grave që po vriten javë për javë thuajse, që nga fillimi i këtij viti.
“Në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Ku jemi sot?! – tha Hajdari. – Çfarë po bëjmë ne ndaj dhunës ndaj grave?! Kjo është një emergjencë kombëtare të dashur kolegë! Gratë sot nuk janë të mbrojtura.
Nëna ime patjetër mund të ketë qenë viktimë e dhunës në një kohë kur ka jetuar në kohën e komunizmit. Unë kam qenë viktimë e dhunës. Po fëmija im s’duhet të jetë viktimë e dhunës! E dini pse?! Unë të paktën i mora forcat, sepse jetova në një vend si Amerika, ku më armatosi me të gjitha mjetet që unë të luftoj sot”, tha deputetja Hajdari
[ad_2]