Beat FM Albania

S’do jetë më Xhakarta, Indonezia ‘zhvendos’ kryeqytetin e saj

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

S’do jetë më Xhakarta, Indonezia ‘zhvendos’ kryeqytetin e saj



Parlamenti indonezian përcaktoi sot statusin special të kryeqytetit Xhakarta, duke e mbajtur metropolin si një qendër ekonomike të vendit, ndërkohë që po planifikohet zhvendosja e kryeqytetit në ishullin Borneo.

Qyteti është projekti kryesor i presidentit në largim Joko Widodo, i cili është zotuar të rishpërndajë pasurinë dhe zhvillimin e përqendruar aktualisht në Java, në të gjithë arkipelagun, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm, Tito Karnavian tha pas një debati në parlament se Xhakartës do t’i duhet ende të zhvillohet më tej për të konkurruar me “qytetet e tjera të klasit botëror” pasi selia e qeverisë të zhvendoset në Nusantara.

Pasi të pushojë së qeni kryeqytet, Xhakarta duhet të ketë ende vulën e një qyteti të veçantë në mënyrë që të mund të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe të rrisë kontributin e saj në të ardhurat kombëtare bruto të vendit”, tha ministri i Jashtëm i Indonezisë.

Sipas rregullave aktuale, Xhakarta do të mbetet kryeqyteti i Indonezisë derisa presidenti të nxjerrë një dekret duke emëruar zyrtarisht Nusantara si kryeqytetin e ri, i cili pritet të shpallet këtë vit./abcnews.al

 







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED