Beat FM Albania

Selena Gomez flet publikisht për problemet e shëndetit mendor

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Vitin e kaluar Selena Gomez kaloi një nga momentet më të vështira në jetën e saj dhe për këtë gjë ka vendosur të flasë publikisht. Në 13 shtator artistja mori një çmim nga spitali “McLean”, sepse është treguar shumë e hapur për problemet e saj me depresionin dhe ankthin. 27-vjeçarja ka mbajtur një fjalim pas marrjes së çmimit, por ditët e fundit videot kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale. “Mendoj se ndihemi më mirë kur tregojmë të vërtetën dhe kjo është e vërteta ime. Vitin e kaluar unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht dhe nuk isha e aftë të ecja përpara. Nuk mundesha të buzëqeshja ose t’i bëja gjërat të dukeshin normale. Dukej sikur gjithë dhimbja dhe ankthi më pushtoi menjëherë dhe ky ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime. Kërkova mbështetje dhe mjekët më dhanë një diagnozë të qartë. Në momentin që mora atë informacion, u ndjeva njëherësh e tmerruar dhe e lehtësuar. Unë kurrë nuk kisha marrë një përgjigje të plotë, nuk isha e vetdijshme për gjendjen. Kështu që fillova të përballesha me të, pasi nëna ime më ka mësuar që e vogël si të përballem me frikërat e mia dhe sfidat”, ka treguar Selena.
jo ka thënë se ka folur me shumë njerëz që kanë vuajtur nga e njëjta gjë, ka lexuar shumë për sëmundjen, ka takuar disa mjekë dhe se ka pasur fatin të trajtohet nga psikiatrët më të mirë. “Megjithatë kjo nuk do të thotë se çdo gjë ka kaluar, mund të them se pas një 1 viti me punë intensive unë jam më e lumtur, më e shëndetshme dhe kam nën kontroll emocionet e mendimet e mia. Kështu që jam shumë e lumtur për këtë gjë”, ka thënë Selena përpara publikut që ka shpërthyer në duartrokitje. Artistja e njohur në 2018 kaloi disa muaj në një qendër rehabilitimi për t’u trajtuar për problemet e saj me shëndetin mendor.



iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED