[ad_1]
Një 77-vjeçar në Padova të Italisë nuk e ka fituar dot “betejën” me koronavirusin! Ndonëse kishte mbi 10 ditë i shtruar në spitalin Schiavonia në Monselice, situata është përkeqësuar edhe më shumë, deri në fundin fatal të këtij personi që shënon zyrtarisht edhe viktimën e parë nga koronavirusi në shtetin fqinj, Itali.
Nisur nga kjo situatë, autoritet vendase në Itali kanë publikuar një vendim për të mbyllur të gjitha lokalet, restorantet, shkollat dhe institucionet publike atje, pas mundësisë së përhapjes dhe prag epidemisë nga ky virus vdekjeprurës. 77-vjeçari është viktima e parë në Europë që humb jetën nga ky virus i tmerrshëm që deri tani ka shënuar plot 2350 viktima në të gjithë botën.
Sërish, sipas të dhënave zyrtare në Itali deri tani janë kontastuar afro 17 raste individësh të infektuar nga koronavirusi dhe ato janë lokalizuar kryesisht në rajonin e Lombardisë.
Atje, një 38-vjeçar është infektuar pasi ka takuar dikë që ishte kthyer nga Kina në fund të janarit, ndërsa pesë doktorë dhe infermierë janë prekur pas tij nga koronavirusi gjatë kohës që ky person kurohej në spital. Tre të infektuarit e tjerë që janë prekur nga ky virus mendohet se kanë frekuentuar të njëjtën kafene në Lombardi ku ka shkuar edhe 38-vjeçari.
Virusi i tmerrshëm deri tani thuhet se ka prekur 77 mijë persona të të gjithë botën, ndërsa Kina është vendi i origjinës nga ku doli koronavirusi e ku natyrisht është shënuar edhe numri më i madh i viktimave, deri tani 2345 vetë.
[ad_2]