[ad_1]
Sërish lajme jo të mira nga Shkodra, pasi raportohet për të tjerë persona të infektuar me koronavirus.
Mëngejsin e sotëm kanë ardhur përgjigjet për 26 tamponet e bërë në personat e dyshuar, kontakt i atyre që kanë rezultuar tashmë të prekur. Sipas rezultateve janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, 6 prej këtyre personave.
Mësohet se të infektuar kanë dalë 2 familjarët e 80 vjeçares që ka humbur jetën 2 ditë më parë, infermieri i cili i shërbente prej muajsh asaj, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi, dhe 2 anëtarë të familjes nga Kirasi.
Kjo e çon numrin e të infektuarve në qarkun Shkodër në 48, ndërsa në Bashkinë Shkodër në 44 raste.
[ad_2]