[ad_1]

Shkon në 42 raste numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Nga 42 rastet e konfirmuara pozitivë, shpërndarja është si më poshtë:

Tiranë -26 raste

Durrës- 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje- 2 rast

Elbasan- 2 raste

Fier- 5 raste

Rrogozhinë -2 raste

[ad_2]

Leave a Reply