[ad_1]

Janë shpallur nominimet për ceremoninë e 92-të çmimeve Oscar, që do të mbahet në Los Anxhelos më 9 shkurt. Në kategorinë e aktoreve më të mira është nominuar Scarlett Johansson, Saoirse Ronan, Charliza Theron, Renee Zellweger dhe Cynthia Erivo, ndërsa për aktorin më të mirë kryesojnë Antonio Banderas, Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Joaquin Phoenix dhe Jonathan Pryce. Filmat ‘The Irishman’, ‘Jojo Rabbit’, ‘Joker’, ‘Little Women’ dhe ‘Marriage Story’ janë në garë për të rrëmbyer çmimin si filmi më i mire.

‘Joker’, me aktor protagonist Joaquin Phoenix, ka marrë 11 nominime, duke përfshirë dhe filmi më i mirë, si dhe regjisori e aktori më i mirë. Filmi ‘The Irishman’, i regjisorit të mirënjohur Martin Scorsese, i cili pas kaq kohësh bëri bashkë aktorët Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino, ka marrë 10 nominime. Ndërsa, ‘Parasite’, një thriller i regjizorit Bong Joon Ho nga Koreja e Jugut, ka marrë 6 nominime, midis tyre edhe për filmin më të mirë.

The post Shpallen nominimet për Oscars 2020. Kryeson ‘Joker’ me 11 nominime appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply