[ad_1]
Një kullë vëzhgimi daneze, një fotografi e një muzeu gjarpërues në Norvegji dhe një foto e një rrokaqieji kinez që ngjitet mbi Shenzhen janë shpallur ndër fotot më mbresëlënëse arkitekturore të vitit.
Sipas CNN, këto janë disa nga imazhet që do të shfaqen në Festivalin Botëror të Arkitekturës (WAF) në Amsterdam, që do të mbahet në dhjetor.
Në listë nuk kishte si të mos mungonte edhe një foto nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë.
Laurian Ghinitoiu është fotografi gjerman që kapi pjesë një sheshit dhe u pjesë e festivalit të famshëm.
Lista e shkurtër, e paralajmëruar këtë javë, tregon më të mirat e 2,000 hyrjeve të marra nga më shumë se 40 vende, tha WAF në një njoftim për shtyp.
Pothuajse një e treta e hyrjeve erdhën nga Britania e Madhe, por ka edhe finalistë që vijnë nga Kina, SHBA-ja, Rumania apo Kolumbia.
Ndërtesat e paraqitura përfshijnë disa nga veprat më të njohura të arkitekturës në botë, duke përfshirë Kulla Generali të Zaha Hadid në Milano apo Vessel e Nju Jorkut, pikë referimi në formë grile e projektuar nga Thomas Heatherwick.
Festivali që do të mbahet në në dhjetor do të zgjasë tre ditë.
Vitin e kaluar e fitoi Pawel Paniczko për imazhin e tij të mrekullueshëm të muzeut në West Bund të Shangait.
[ad_2]