“Shtëpiza e Shrek” mund të merret me qira nga 13 Tetori në Airbnb
Shtëpia e Shrekut është tashmë në Airbnb.
Për të gjithë fansat e personazhit të famshëm të animuar Shkrek, ka një banesë që duket fiks si ajo në filmin vizatimor. E ndërtuar me dru dhe baltë, shtëpiza ikonike do jetë e rezervueshme që prej muajit të ardhshëm.
Sipas mediave të huaja, ajo është vendosur në një kodër në Skoci dhe është ideale për njerëzit që duan të shijojnë vetminë dhe izolimin nga pjesa tjetër e botës. Ajo përshkruhet si një “kënetë e mbushur me baltë, e mbuluar me myshk dhe me ujë të turbullt”.
Mobiljet janë prej druri, dhe vlen për t’u përmendur që edhe banjoja është në stilin e vërtetë të Shrek, pasi ndodhet 20 metra larg godinës kryesore.
Mbi dy dekada që kur filmi origjinal “Shrek” fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë të animuar në 2002, ekskluziviteti ka vazhduar të frymëzojë vazhdime, spin-off dhe atraksione turistike.
Në faqen zyrtare të Airbnb, shkruhet se prenotimet nisin nga data 13 Tetor në orën 18:00 për një ose dy netë qëndrimi, vetëm për 2 deri në 3 persona.