Beat FM Albania

Shtohen 7 të infektuar të tjerë me koronavirus

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Në 24 orët e fundit konfirmohen 7 të infektuar të tjerë nga koronavirusi. Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, duke publikuar raportin e fundit bëri me dije se nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me Covid-19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 8.253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 773 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga Covid-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me Covid-19 dhe shihet se numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Aktualisht në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED