[ad_1]
Alicia Keys ia doli të mbledhë mendimet, pas lajmit tragjik për vdekjen e Kobe Bryant dhe të bijës, e vetëm pak minuta para një ceremonie e cila ishte menduar kryekëput ndryshe. Në momentin e lajmit gjithçka duhet të ndryshonte dhe në shtëpinë e sportit duhej nderuar Kobe Bryant. Atë natë mbahej ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy, pikërisht në stadiumin ku Kobe kishte luajtur një jetë.
Shkallët e stadiumit u mbushën me tifozë, fansa të Kobe Bryant me lule nëpër duar në shenjë homazhi. Ndërkohë që brenda stadiumit, në kohë rekord, organizatorët e shndërruan gjithë mbrëmjen në një dedikim për yllin e basketbollit.
Në led ëall u shfaq një foto gjigante e Bryant dhe vajzës, Alicia Keys i dedikoi fjalë prekëse që në nisje të spektaklit, kurse këngëtarët interpretuan disa këngë me mesazh të fuqishëm. Edhe Billie Eillish që mori 5 çmime ia dedikoi Kobe Bryant suksesin e saj.
Por le të kthehemi në përjetimin e Alicia-s që drejtonte eventin e që kishte barrën më të madhe. Mund t’i ndodhë kujtdo të marrë një vendim dhe të shprehet. Alicie Keys ka këtë sekret. Dëgjon muzikë meditave, kështu ka bërë atë ditë dhe ka folur me pak njerëz që e kanë këshilluar.
[ad_2]