[ad_1]

Sot Tirana mbush 100 vjeç si kryeqytet dhe Bashkia ka menduar një sërë aktivitetesh për qytetarët, për të festuar dhe t’u argëtuar në këtë ditë të veçantë. Në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet një koncert me disa prej emrave më të njohur të muzikës. Valbona Mema, Irma Libohova, Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe shumë këngëtarë të njohur të muzikës popullore tiranase do të performojnë në orën 19:00. Një tjetër mënyrë për të kaluar një pasdite të këndshme në Tiranë sot është “Drive In Cinema”. E vendosur pranë Bulevardit të Ri të Tiranës, kjo kinema mirëpret çdo mbrëmje në dy orare të ndryshme, 18:30 dhe 20:30, të gjithë ata që duan të shohin një film ndryshe. E veçanta e kësaj kinemaje është se ti e sheh filmin falas nga makina jote, në një ekran të madh të vendosur para, dhe audion e dëgjon nga radioja jote.

[ad_2]

Leave a Reply