[ad_1]

Alketa Vejsiu, do të ngjitet mbrëmjen e sotme në skenën e madhe të Sanremo-s, duke shënuar kështu një moment historik, pasi është e para shqiptare, që do të bëhet pjesë e prezantimit të këtij kompeticioni mjaft të rëndësishëm italian. Sot, në natën e tretë të Festivalit,  Alketa Vejsiu do të prezantojë në krah të prezantuesit të famshëm italian, Amadeus dhe partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për Opinion.al, duke zbuluar programin e saj për sonte.

E pyetur se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:

“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”

Gjithashtu ajo shtoi:

“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri, ata menduan që duhet të këndoj edhe në “Sanremo” dhe do të vij një këngëtar italian…”

Moderatorja ka thënë së kjo është një ëndërr e bërë realitet. 

The post Sonte për herë të parë një moderatore shqiptare në “Sanremo” appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply