[ad_1]
Sot Dita ndërkombëtare për tolerancë
Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Rezolutën 51/95 ftoi shtetet anëtare të saj që më 16 nëntor të shënojnë Ditën ndërkombëtare për tolerancë.
Përveç organizimeve të ndryshme të OKB-së, për të shënuar këtë ditë, UNESCO krijoi një çmim për promovimin e tolerancës dhe kundër dhunës, me të cilin shpërblen aktivistë të fushave të ndryshme, shkencore, artistike, kulturore ose të komunikimit, që synojnë nxitjen e një fryme tolerance dhe kundër dhunës.
Sipas Deklaratës së OKB-së, toleranca është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.
OKB bën thirrje në respektim të dallimeve dhe i nxit qytetarët të japin parashtresa për diskriminimin me qëllim të zvogëlimit të tij dhe ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dinjitetit të njeriut, të cilat garantojnë jetë të sigurt pa dhunë, urrejtje, mosrespektim dhe nënçmim.
[ad_2]