[ad_1]

Një 36-vjeçar është motivuar nga personazhi i spidermanit për të inkurajuar bashkëqytetarët me problematikën e mbetjeve në vendin e tyre.

I riu nga Indonezia ka nisur fushatën kundër mbetjeve nën ndikimin e proverbës së famshme të personazhit superhero Peter Parker ose i njohur ndryshe Spider-Man, që thotë se “Me fuqinë e madhe vjen përgjejgësia e shkëlqyer”.

Rudi Hartono ka nisur me fushatën e tij për eleminimin e mbejtjeve që kanë bllokuar qytetin në bregdetin perëndimor të ishullit Sulavvesi në Indonezi.

Sot, ai është një superhero i veshur me kostumin e Spider Man-it teksa shkon nëpër plazhe, rrugë dhe kanale për të pastruar mbeturinat, duke pasur në vëmendje më së shumti materialet plastike.

“Në fillim kam bërë të njëjtën gjë, pra kam pastruar mbetjet por pa veshur këtë kostum që kam tani dhe nuk tërhoqa vëmëndjen e njerëzve që të më bashkoheshin për të mbledhur plehrat në të mirë të komunitetit. Por, pasi vesha kostumin e njohur vura re që përgjigja e publikut ishte e jashtëzakonshme.”

[ad_2]

Leave a Reply