[ad_1]
Atletika shqiptare është në zi. Arben Papuli, ish-rekordmen është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Papuli ka qenë atlet i klubit sportiv 17 Nëntori në vitet 70-80, anëtar i ekipit kombëtar, anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës së Atletikës.
Arben Papuli ka qenë kampion, jo vetëm në garën e kërcimit së gjati, por edhe në stilin në 3-hapësh dhe vrapuesin, anëtarin e stafetës 4×100 m për meshkuj.
Pasi e la sportin, Papuli u angazhua në edukimin shkollor, si inxhinier në degën e kimisë, i diplomuar në USHT. Bota e sportit i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Arben Papulit.
[ad_2]