[ad_1]

Gruaja që ishte frymëzim për personazhin e Jennifer Lopez në “Hustlers”, ka hedhur në gjyq kompaninë e prodhimit të filmave ‘Nuyorican Productions’, të Jennifer Lopez, me pretendimin se ata përdorën ngjashmërinë dhe historinë e saj pa leje dhe e shtrembëruan atë.

Në padinë e saj Barbash pretendon se producentët iu afruan asaj për të marrë të drejtat e autorësisë dhe ajo i refuzoi, por pavarësisht refuzimit, filmi u prodhua gjithsesi  dhe Jennifer Lopez luajti personazhin kryesor. Filmi flet për një striptiste, në këtë rast Barbash, e cila drogonte dhe vidhte klientët.

Barbash thotë se personazhi në film është portretizuar  duke përdorur dhe prodhuar substanca të paligjshme në shtëpinë ku jetonte me fëmijën e saj dhe kjo është fyese për të. Ajo paditi për 40 milionë dollarë kompaninë, ndërsa çështja e saj po përfaqësohte nga Bruno Gioffre.

The post Striptistja që frymëzoi karakterin e JLo në filmin ‘Hustlers’ padit me 40 milionë dollarë kompaninë filmike appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply