[ad_1]

Studimi/ Pse nuk duhet të stërviteni me grim?



Shumë vajza dhe gra kur shkojnë në palestër për t’u stërvitur dëshirojnë të jenë të kuruara, madje vendosin edhe grim.

Një studim thotë se mbajtja e grimit gjatë stërvitjes mund të ketë pasoja për fytyrën.

Në këtë përfundim u arrit pas një eksperimenti me 43 studentë, 20 meshkuj dhe 23 femra. Ata aplikuan pudër në gjysmën e fytyrës, në ballë ndërsa gjysmën tjetër të fytyrës e lanë të pastër.

Studiuesit zbuluan se lagështia u rrit pas stërvitjes si në zonat pa grim ashtu edhe në ato me grim.

Megjithatë, pati një rritje më të madhe të lagështisë në zonat ku ishte vendosur grimi i cili parandaloi avullimin e lagështirës nga lëkura.

Madhësia e poreve u rrit në lëkurë pa grim pas stërvitjes, por jo dukshëm në lëkurën me grim, gjë që mund të tregojë se përdorimi i fondatinës mund të bllokojë poret.

Ndërkohë, niveli i yndyrës u rrit në zonat pa grim dhe u ul në zonat e grimit. Nga kjo rezultoi se mund të jetë e vështirë të ruash nivelet e duhura të yndyrës në lëkurë kur vendosni grim.







[ad_2]

Leave a Reply