51 vjeçari DJ Tiësto dha në Instagram lajmin e mrekullueshëm se ai dhe bashkëshortja Annika po presin të bëhen prindër të një vajze.
Ndërsa sot kanë mësuar lajmin për gjininë, Pandemia COVID-19 ka bërë që ky gëzim të mos festohet siç e do zakoni. DJ i famshëm takimin e parë me të bijën e ka patur dyfish virtual, nga ekrani i ekografisë dhe nga ai i telefonit.
Sigurisht që ky moment do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për rëndësinë që mbart, por edhe kushtet që krijoi armiku i padukshëm.
View this post on InstagramA post shared by Tiësto (@tiesto) on May 5, 2020 at 9:36am PDT