[ad_1]
Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, ka dërguar një shkrim për një infermiere e cila ka bërë punë të guximshme gjatë pandemisë COVID-19.
Whitney Hilton është një fanse e këngëtares, e cila pati fatin nga të gjithë adhuruesit e saj, të merrte një shkrim vlerësues nga ajo.
Hilton, e cila punon në Ogden, në spitalin McKay- Dee të Utah- së, doli në rrjetet sociale për të falenderuar mirësinë e fitueses së çmimit Grammy.
“Dua të falënderoj publikusht Taylor Swift për dërgimin e kësaj kutie për ditëlindjen time të 30- të” ka shkruar ajo në Twitter.
“Kjo është dita më e mirë e jetës sime”, shkroi tutje ajo.
Në shënimin e saj, Swift, tregoi vlerësimin e saj për përpjekjet e infermieres Hilton dhe bashkëmoshatarëve të saj në vendosjen e shëndetit të të tjerëve përpara shëndetit të saj, pasi bota lufton virusin vdekjeprurës.
“Doja t’iu dërgoja disa dhurata dhe t’iu njoftoja se jam shumë mirënjohëse për ju. Unë nuk mund të ju falënderoj sa keni rrezikuar jetën tuaj për të ndihmuar njerëzit dhe për përhapjen e mesazhit me zë të lartë që njerëzit duhet të dëgjojnë për të marrë seriozisht urdhërat”.
Që nga e diela, vdekja totale për COVID-19 arriti në 61.868 njerëz në Sh.B.A, me 1.152.006 diagnoza totale pozitive.
[ad_2]