[ad_1]
Selena Gomez publikoi këngën e saj të fundit “Lose You to Love Me”. Raportohet se kënga është një mesazh lamtumire e Selenës drejtuar ish të dashurit të saj Justin Bieber.
Në tekstin e këngës, 26-vjeçarja rrëfen për gjetjen e vetes pasi i dha fund një marrëdhënie.
Përpara publikimit, Selena tha se kënga fliste për disa detaje ne lidhje me jeten e saj.
“Dua që njerëzit të ndiejnë shpresë dhe të dinë se kanë një anë tjetër më e fortë dhe një version më të mirë të vetvetes,”-tha këngëtarja.
Bieber dhe Gomez i dhanë fund lidhjes përfundimisht në mars të vitit të kaluar.
Menjëherë pas ndarjes, Justin u rikthye me Hailey Bieber. Ata u fejuan një muaj më vonë dhe u martuan në shtator 2018.
“Në dy muaj na zëvendësove, si të ishte e lehtë. Më bëre të mendoj se e meritova,”-këndon Selena.
Dhe në një varg tjetër ajo këndon: “Ju i premtuat botën. E bëre më shumë se një grua. Kisha nevojë të humbja ty për të gjetur veten.”
[ad_2]