Beat FM Albania

Teksa hidhej në krahët e fansit, Lady Gaga bie nga skena

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Lady Gaga ka rënë nga skena gjatë performancës së saj të fundit në Las Vegas. Ajo po mbahej në krahët e një fansi kur të dy rrëshqitën nga skena. Lady Gaga ftoi një fans të quajtur, Jack t’i bashkëngjitej në skenë dhe u hodh në krahët e tij. Por ai humbi kontrollin dhe të dy ranë në dysheme.

Të gjithë menduan se këngëtarja do nxirrej nga skena me ambulancë. Por ajo u kthye të performonte “Million Reasons” së bashku me Jack në krah.

“Është e mahnitshme,”-tha Gaga. “Ne e duan njëri-tjetrin aq shumë saqë ramë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Mendoj se duhet të pi një çaj pas kësaj.”

Fansat u shqetësuan për mirëqenien e Gagas, pasi ajo vuan nga fibromialgjia, një gjendje reumatike si artriti që dëmton nyjet dhe shkakton dhimbje kronike. Në vitin 2013, ajo anuloi turneun e saj ‘Born This Way’ për shkak të një frakture në ije.

The post Teksa hidhej në krahët e fansit, Lady Gaga bie nga skena appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED