[ad_1]

“The Rock” për President të SHBA?



Ai nuk do të ishte aktori i parë, por me siguri mundësi i parë dhe Presidenti i parë i SHBA me origjinë nga Samoa që shkel në Shtëpinë e Bardhë.

Dwayne “The Rock” Johnson zbuloi se disa parti e kontaktuan për ta pyetur nëse donte të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2024.

Kërkesat thotë ai vinin pas publikimit të një sondazhi, i cili zbuloi se 46% e amerikanëve do të mbështesin fushatën e tij zgjedhore.

Në një intervistë për podkastin e komedianit Trevor Noah, tha se “ishte vërtet i prekur dhe i nderuar” nga sondazhi që do ta shtynte atë të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara.

“Ishte e gjitha shumë surreale, sepse asnjëherë nuk ka qenë qëllimi im të merresha me politikë”, u shpreh aktori.

Johnson e paraqet veten si të qendrës dhe të pavarur politikisht. Ai i dha mbështetje Joe Biden në 2020-ën.

Megjithëse ai thotë se nuk i intereson Shtëpia e Bardhë, në 2016-ën rrëfeu për revistën GQ “se mendimi për të qenë guvernator apo president është joshës”.

A do t’ia arrijë kush që ta bindë “The Rock” të garojë për president. Mbetet për t’u parë.







[ad_2]

Leave a Reply