[ad_1]
Tolgahan Saysiman ka shprehur keqardhje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Përmes një postimi, aktori i njohur turk ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar në këto ditë të trishta, duke kujtuar tmerrin e jetuar në Turqi në tërmetin e vitit 1999, që mori shumë jetë njerëzish.
Me shpresën që Shqipëria të mos përjetojë më të tilla histori, Tolgahan shkruan:
“Në vitin 1999, ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë më mire. Zoti i ndihmohtë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqiperi”.
[ad_2]