[ad_1]

Nipi i Snoop Dogg ka ndërruar jetë vetëm 10 ditë pas lindjes sipas raportimeve në SHBA.

Këtë lajm tragjik e bëri të ditur babai i fëmijës, djali i madh i legjendës së rap-it nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai postoi një video ku shfaqej vajza e tij duke puthur foshnjën e porsalindur. Kai ishte nën një tratim special menjëherë pas lindjes por nuk arriti të mbijetonte.

Djali i Snoop Dogg, Corde shkruan në instagram:

“Djali im solli shumë dashuri dhe pozitivitet në këtë botë. Energjia e tij do të jetojë gjithmonë me ne. Faleminderit për ngushëllimet”.

Gruaja e Snoop Dogg dhe në të njëjtën kohë gjyshja e Kai postoi një video ku shfaqej e përlotur dhe duke kënduar këngën “The love we had stays on my mind”.

Shumë dashamirës të këngëtarit i dërguan urime të përzemërta atij dhe familjes. Për Djalin e Snoop Dogg, ishte fëmija i tretë pasi ai ka një vajzë dhe një djalë tjetër.

[ad_2]

Leave a Reply