[ad_1]
Ndonjëherë ëndrrat dhe dëshirat për të qenë pjesë e ekraneve kërkojnë shumë sakrificë. Kështu ka ndodhur me aktorin Joaquin Phoenix, i cili për të qenë pjesë e filmit iu desh të humbasë rreth 23.5 kilogramë.
Roli i Jokerit e ka bërë aktorin e njohur të ndryshojë drastikisht në një kohë të shkurtër, dhe kjo ka ndikuar negativisht në shëndetin e tij.“Në fillim ju ndiheni të lodhur. Duhet vazhdimisht të motivoni dhe ti flisni vetes: Unë e di që mund ta bëj këtë gjë, unë mund t’ja dal”,-ka thënë aktori. Ndër të tjera ai ka theksuar se gjatë kësaj procedure nuk mund të shoqërohej me askënd, dhe kjo ia bëri më të vështirë punën.
Ky regjim strikt dietik ndikoi në shprehitë e tij ushqyese dhe reagimin ndaj ushqimit. Aktori ka rrëfyer se as televizor nuk mund të shihte, pasi kishte frikën se do e provokonin reklamat mbi ushqimet.
I pyetur se e kujt ishte ideja që ai të bënte këtë sakrificë, Jouaquin tha se regjisori i tij Todd Phillips ia kishte kërkuar për të qenë pjesë e filmit.
[ad_2]