[ad_1]

Një pulovër e veshur nga vokalisti i grupit ‘Nirvana’, Kurt Cobain, si dhe artikuj të rrallë nga David Bowie, Elvis Presley, Madonna dhe artistë të tjerë do të shiten në ankand në New York si dhe online, duke nisur nga e premtja, 25 tetor. Cobain e veshi pulovrën gjatë koncertit të Nirvanave në MTV ‘Unplugged’, në New York. E regjistruar në 1993-shin performanca ishte një nga më të mirat e grupit dhe u luajt vazhdimisht në MTV pasi Cobain kreu vetëvrasje në 1994-ën.

Sipas shtëpisë së ankandeve Julien, që edhe e nxjerr trikon në ankand, Kurt Cobain kishte krijuar një imazh gri dhe nuk dilte në skenë me veshje spektakli. Kjo triko, që ai mund edhe ta ketë blerë në një dyqan rrobash të përdorura, ishte bërë në vitet 60, ishte shumë e veshur, kishte plot njolla e madje edhe vrima të shkaktuara nga djegia me cigare. Interesant është fakti se trikoja nuk është larë asnjëherë që pas përdorimit nga Cobain ndaj të interesuarit do të mund të zotërojnë një copëz reale nga historia për 300.000 dollarë.

Në ankand përfshihen edhe një kitarë elektrike e Elvis Presley, model i limituar, për $500.000, teksti shkruar me dorë i këngës “Layla’ të  Eric Clapton për $70.000, xhaketa kadife e Michael Jackson që këngëtari e veshi në 65 vjetorin e Elizabeth Taylor dhe në  premierën e filmit “Ghosts’ për $20.000 etj

The post Trikoja e famshme e Kurt Cobain, në ankand për 300.000 dollarë appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *