[ad_1]
Mjeku i njohur Tritan Kalo, i vetëofruar për të dhënë ndihmën e tij në spitalin Infektiv me qëllim përballimin e situatës emergjente shëndetësore, si pasojë e koronavirusit përveç këshillave, jep edhe informacione të dobishme.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai na ka prezantuar sot me mjekët që bashkë me të po punojnë te Infektivi me pacinetën e sëmurë me koronavirus. Kalo po ashtu na njeh edhe me kurën që po përdoren te pacientët me qëllim shërimin e tyre. Mund të shihni se barnat janë ato që po përdoren sot edhe në Itali.
“Mbrëmje në shërbimin e Sëmundjeve Infektive. Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N.Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr.A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë infermierësh, të mbështetur nga sanitaret, koordinatoret, etj. -vijon Kalo dhe përsërit një thirrje për besim ndaj mjekëve.
“Bashkëqytetarë, ju duhet të bindeni se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me mundësitë më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të COVID-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre.
Nuk na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, por mbi të gjitha ju sigurojmë se nuk na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithçka të mundshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë.
Ju duam shumë na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni. Njëkohësisht ajo çka na frymëzon është edhe fakti se, solidariteti dhe mbështetja e kolegëve mjekë e infermierë nuk na mungon. Bashkërisht ne do t’ia dalim mbanë!”
[ad_2]