[ad_1]
Fansat e kantautores amerikane Taylor Swift “po ushqejnë” kërkesën e madhe për udhëtime ajrore në Europë midis majit dhe gushtit për të ndjekur turneun e saj “Eras”.
Këtë e ka bërë të ditur kompania spanjolle e prenotimit të udhëtimeve në internet “eDreams ODIGEO”.
Sipas eDreams, kërkesa për fluturime drejt Stokholmit në periudhën 17-19 maj, kur fillon turneu, është rritur gjashtë herë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kërkesat për fluturime drejt Varshavës, Edinburgut, Liverpoolit dhe Parisit në ditët pas koncerteve të Taylor Sëift u rritën me 339 për qind, 176 për qind, 133 për qind dhe 108 për qind, raporton Reuters.
Kompania me bazë në Barcelonë eDreams tha se kërkesa transatlantike është rritur më së shumti, gjë që tregon interesin e madh të fansave të Taylor Swift nga Amerika për të ardhur në shfaqjet e saj europiane.
Rritje ka pasur edhe udhëtimet në Cyrih, Lion, Milano, Amsterdam, Vjenë dhe Madrid, ku do të performojë Swift.
Këto shifra të pazakonta pasqyrojnë ndikimin e këngëtares në skenën muzikore botërore dhe kontributin e rëndësishëm ekonomik të performancave të saj, i cili tashmë është vënë në dukje në SHBA.
[ad_2]