Beat FM Albania

Tyler Cameron flet rreth ndarjes nga modelja Gigi Hadid

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Romanca e modelit Tyler Cameron dhe superyllit Gigi Hadid mund të ketë marrë fund, por ai nuk ka asgjë tjetër veçse respekt për ish-in e tij.
Duke folur me PEOPLE TV’s Reality Check , ish-kandidati i Bachelorette konfirmoi që ai dhe supermodelja kanë mbetur miq pasi ata i ndanë rrugët e tyre këtë vjeshtë.“Ajo është një person i shkëlqyer dhe unë takova një mike të mrekullueshme”, ka thënë Cameron, 26 vjeç, për Hadid, 24 vjeçe, kur u pyet për pjesën më të mirë të marrëdhënieve të tyre. “Është dikush për të cilin kam shumë respekt dhe mendoj shumë, kështu që takova një person të shkëlqyer”.Cameron gjithashtu preku një nga arsyet e ndarjes së tyre, ndërsa theksoi se gjithçka ishte paqësore.
“Nuk ishte si një ndarje e keqe apo diçka e tillë”, tha Cameron. “Ishte e drejtë, ne jemi në pjesë të ndryshme të jetës sonë tani për tani”.
Edhe pse dyshja nuk janë tashmë së bashku, Cameron siguroi që ai dhe Hadid janë miq shumë të mirë.Ndërsa romanca e tij me Hadid ishte jetëshkurtër, Cameron tha se ai po vazhdon të mësojë “aq shumë” për veten e tij çdo ditë.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED