Beat FM Albania

U bë dajë për herë të dytë, Noizy publikon për herë të parë foton e nipit!

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Në muajin mars të këtij viti, Noizy ndau me ndjekësit e tij në Instagram një lajm që e kishte bërë tepër të lumtur.

Reperi ishte bërë dajë për herë të dytë, pasi motra e tij kishte sjellë në jetë një vogëlush.

Ai publikoi në InstaStory një buqetë të madhe me lule blu, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit.

“Daja për herë të dytë”- shkruante Noizy krahas postimit.

Të voglin vendosën ta quajnë Brygo Blue, ndërsa Noizy ka treguar për herë të parë portretin e tij ëngjëllor.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka publikuar një foto të të voglit, i cili duket shumë i ëmbël.

Sytë e tij në ngjyrë blu i përshtaten më së miri emrit që i kanë zgjedhur.

“Përshëndetje botë, tani jam këtu, Brygo”- shkruhet në rrobat e bebushit.

Gjithashtu, Noizy ka zbuluar edhe kuptimin e emrave të nipit dhe mbesës së tij, Brygo dhe Prayla.

“Brygo eshte emer Ilir, Brygo dhe Prayla vlla e moter princ dhe princesh nga Durresi në kohet ilire. 😉”- ka shpjeguar reperi.

The post U bë dajë për herë të dytë, Noizy publikon për herë të parë foton e nipit! appeared first on 98.5 FM.



iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED