Beat FM Albania

U cilësua si ikonë e mbrëmjes, Jennifer Aniston prek me fjalimin në “People’s Choice Award”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua eventi i “People’s Choice Award”, në të cilin aktorja e famshme Jennifer Aniston, u cilësua si një ‘ikonë’.
Çmimi iu dorëzua nga kolegu i saj në shumë projekte kinematografike, Adam Sandler.
“Nëse kam ndonjë të drejtë mbi fjalën ‘ikonë’, është vetëm sepse kam qenë pjesë e një shfaqjeje ‘ikonë’, me një kast ‘ikonë’, dhe me një stil flokësh ‘ikonë’. ‘Friends’ ka qenë vërtetë një dhuratë e jetës, dhe unë nuk do isha duke qëndruar këtu pa atë shfaqje të mrekullueshme, pa ata 5 aktorë fantastikë, dhe pa atë audiencë që na ka ndjekur për 1 dekadë. Ju dua shumë. Faleminderit që më qëndroni pranë”, ka qenë fjalimi i Jennifer që preku të gjithë audiencën e sallës.
Kujtojmë se së fundmi Aniston është bërë pjesë e ‘komunitetit’ më të madh të rrjeteve sociale, “Instagram”, e që në orët e para shkaktoi shumë reagime dhe fitoi shumë ndjekës.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED